• четврток, 17 октомври 2024

TV KAN: Netanjahu dhe ministrat e dakorduan planin për sulm të Iranit

TV KAN: Netanjahu dhe ministrat e dakorduan planin për sulm të Iranit

Tel Aviv, 15 tetor 2024 (MIA) - Mediat izraelite raportojnë se kryeministri Benjamin Netanjahu, ministri i Mbrojtjes Joav Galant dhe ministra tjerë u pajtuan për kohën e sulmit ndaj Iranit, lajmëron Anadolia.

Televizioni shtetëror izraelit KAN raportoi se Netanjahu dhe Galant u dakorduan për planin, dhe kohën e sulmit ndaj Iranit.

Televizioni theksoi se dyshja ka marrë vendimin si rezultat i konsultimeve të sigurisë me ministrat tjerë relevant.

Plani për sulm duhet të prezantohet para kabinetit për miratim zyrtar.

Nga ana tjetër, sipas mediave vendase, Galant ka thënë se "së shpejti do të përgjigjet" në sulmet e mëparshme me raketa të Iranit dhe se përgjigjja do të jetë "definitive dhe vdekjeprurëse".

Më 1 tetor Irani kreu një sulm me raketa ndaj Izraelit, ndërsa administrata në Tel Aviv njoftoi se do të përgjigjet për sulmin. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан