• четврток, 17 октомври 2024

Banka Botërore: Luftërat, kriza klimatike dhe kovidi e kanë ndaluar luftën kundër varfërisë

Banka Botërore: Luftërat, kriza klimatike dhe kovidi e kanë ndaluar luftën kundër varfërisë

Uashington, 15 tetor 2024 (MIA) - Luftërat, borxhet, kriza klimatike dhe pandemia kanë ndaluar progresin në luftën kundër varfërisë, paralajmëroi sot Banka Botërore.

Institucioni me seli në Uashington njoftoi se sipas tendencave aktuale do të duheshin më shumë se 30 vjet që afro 700 milionë njerëz që jetojnë me më pak se 2,15 dollarë në ditë të ngriheshin mbi përkufizimin e pranuar përgjithësisht të varfërisë ekstreme, raportoi Gardian.

Në Raportin e saj për varfërinë, prosperitetin dhe planetin, Banka Botërore deklaroi se tashmë është "e pamundur" të arrihet objektivi i vendosur nga Kombet e Bashkuara për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme deri në vitin 2030.

Varfëria ekstreme ende mbizotëron në vendet me rritje të ulët ekonomike, shumë prej të cilave janë në Afrikë.

"Pas dekadash progresi, bota po përjeton dështime serioze në luftën kundër varfërisë globale", tha drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, Aksel fan Trocenburg.

Në Raport thuhet se do të duhej më shumë se një shekull për të përmbushur objektivin e rritjes së të ardhurave mbi 6.85 dollarë në ditë, i konsideruar si kufiri i varfërisë për vendet me të ardhura të mesme të larta si Argjentina, Bocvana dhe Kina.

Aktualisht, 3.5 miliardë njerëz, gati gjysma e popullsisë së botës, jetojnë me më pak se 6.85 dollarë në ditë dhe Banka Botërore tha se rritja e popullsisë nënkuptonte se numri i njerëzve të varfër me këtë masë mezi kishte ndryshuar që nga viti 1990. mb/

Остани поврзан