• четврток, 17 октомври 2024

Një polic izraelit u vra nga një person i armatosur në jug të vendit

Një polic izraelit u vra nga një person i armatosur në jug të vendit

 Tel-Aviv, 15 tetor 2024 (MIA) - Një polic izraelit është vrarë sot nga një sulmues i armatosur në një sulm të cilësuar si terrorist në afërsi të qytetit Ashdod në jug të Izraelit dhe katër të tjerë janë plagosur, njoftoi policia.

 Në deklaratë theksohet se sulmuesi është vrarë gjatë një sulmi në autostradën që lidh Ashdod dhe Tel-Avivin, raportoi "Tajms of Izrael".

 "Terroristi ka plagosur pesë persona, duke përfshirë një polic i cili u plagos rëndë dhe më vonë ndëroi jetë", tha zëdhënësi i policisë.

 Zëdhënësi ka deklaruar se sulmuesi erdhi në këmbë në autostradë dhe fillimisht plagosi një polic, e më pas katër persona të tjerë. Më lehtë është plagosur një mjek i cili ndaloi makinën e tij për të ndihmuar të plagosurin kur u përplas nga një makinë tjetër.

Foto: EPA

 

Остани поврзан