LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë për shkak të gjendjes në këtë sektor
- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari për, siç thonë, kaosin në shëndetësi.

Shkup, 2 shkurt 2025 (MIA) - Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari për, siç thonë, kaosin në shëndetësi.
"Vetëm vitin e kaluar, për gjashtë muaj janë regjistruar 19 foshnja të vdekura dhe një vajzë pesëvjeçare. Këto nuk janë numra - këto janë jetë të humbura! Fëmijët po vdesin për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor, për shkak të papërgjegjshmërisë së autoriteteve. Nuk ka medikamente në Klinikën e Onkologjisë, njerëzit po vdesin nga paaftësia e pushtetit. Ky nuk është vetëm një problem shëndetësor - është humanitar, sepse është një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetët e njerëzve. Jetët që varen nga medikamentet që shteti duhet t'i sigurojë, e sot nuk ka", tha Dushanka Georgieva -Tërpevski, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së.
Sipas LSDM-së, nuk është shpallur në kohë tenderi për medikamente për pacientët me hemofili, ndërsa shumë klinika janë drejtuar nga drejtorë pa përvojën e nevojshme.
"Ka sërish lista pritjeje për ekzaminime, pacientët ankohen se po bëhet problem i madh. Është vënë edhe puna e Klinikës Kozle në pikëpyetje . Bëhet mobing ndaj mjekëve nga drejtoresha të cilën me çdo kusht e mbron Taravari dhe DPMNE-ja, në dëm të drejtpërdrejtë të shëndetit të fëmijëve. Në krye të shumë klinikave janë vendour drejtorë pa përvojën e nevojshme, që e përkeqëson më tej funksionimin e sistemit shëndetësor. Ka drejtorë që marrin para për kujdestari, por asnjëherë nuk janë paraqitur në klinikë", theksoi Georgievska -Tërpevski.
Foto: Arkivi i MIA-s