• петок, 05 декември 2025

LPF: Fitore të bindshme për Shkëndijën dhe Sileksin

LPF: Fitore të bindshme për Shkëndijën dhe Sileksin

Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Me fitore rutinë të Shkëndijës kundër Maqedonia GJP dhe të Sileksit në duel me Shkupin, pasditen e sotme u kompletuan ndeshjet e javës së 13-të në Ligën e Parë të Maqedonisë (LPF). Shkëndija para tifozëve të saj në Tetovë e mundi Maqedonia GJP me rezultatin 7-2, ndërsa Sileksi në Kërçovë triumfoi ndaj Shkupit, i fundit në renditje, me 5-1.
 
Rezultati - xhiroja e 13-të:

Shkëndija - Maqedonia GJP 7-2

Silesk-Shkupi 5-1

Pelister - AP Brera 1-0 (e diel)

Vardar – Tikvesh 3-1 (e diel)

Bashkimi – Rabotniçki 3-1 (e shtunë)

Struga – Arsimi 4-0 (e shtunë)

Tabela: Vardar 33, Struga 32, Shkëndija 27 (-1), Sileks 25, Bashkimi 22, AP Brera 16, Arsimi 15, Maqedonia GJ 14, Tivesh 12, Pelister 11, Rabotniçki 7, Shkupi 1 (-1). qa/mb/

Foto: FFM

Остани поврзан