Llafçiski: Anëtarësimi në NATO pasqyron përkushtimin drejt sigurisë kolektive, demokracisë, lirisë dhe stabilitetit
- Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiski sot theksoi se pesëvjetori i inkuadrimit të vendit në NATO nuk e tregon vetëm përkushtimin tonë drejt sigurisë kolektive por është edhe reflektim i përkushtimit tonë të paluhatshëm ndaj vlerave demokratike, lirisë dhe stabilitetit.

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiski sot theksoi se pesëvjetori i inkuadrimit të vendit në NATO nuk e tregon vetëm përkushtimin tonë drejt sigurisë kolektive por është edhe reflektim i përkushtimit tonë të paluhatshëm ndaj vlerave demokratike, lirisë dhe stabilitetit.
Para pesë viteve, tha Llafçiski, përmbushëm një nga qëllimet tona më të rëndësishme strategjike - anëtarësimin në NATO, ndërsa rruga nuk ishte fare e lehtë. Sot, shtoi shefi i SHM të Armatës, vendosmëria jonë, puna me përkushtim është lehtësisht e dallueshme.
"Ushtarët tanë e mbajnë me krenari flamurin e Maqedonisë së Veriut në përbërjen e forcave të Krahut lindor të NATO-s në Rumani, Bullgari dhe Letoni. Pjesëtarët e Armatës të sistemuar në misionin e KFOR-it në Kosovë së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s çdo ditë kujdesen dhe kontribuojnë për sigurinë, stabilitetin dhe paqen rajonale. Si pjesë e familjes më të fuqishme ushtarake krah për krahu me aleatët tanë jemi të gatshëm t'i mbrpojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve në pajtim me konceptin për kundërpërgjigje dhe mbrojtje të Aleancës", tha Llafçiski.
Në pesë vitet e kaluara, theksoi ai, arritëm në mënyrë të konsiderueshme t'i përmirësojmë edhe aftësitë e Armatës.
"Plotësisht arritëm t'i vendosim prioritetet e ardhshme dhe t'i identifikojmë sfidat për periudhën që paraprin, periudhë në të ckilën me sukses duhet ta rrumbullakësojmë transformimin, modernizimin dhe pajisjen e Armatës. Periudhë në të cilën duhet t'i adresojmë sfidat tona dhe të përgatitemi për platformën e ndryshueshme të sfidave globale në shekullin 21. Qëllimi ynë vazhdon të jetë krijimi i një Armate bashkëkohore, mobile de teknologjikisht të avancuar", tha shefi i Shtatmadhorissë së Armatës.
Siç potencoi, anëtarësimi ynë në NATO është garancë për pqe dhe stabilitet në vend, por edhe bazë për përparim dhe simbol i përkushtimit tonë. Ky përvjetëri, shtoi Llafçiski, le të jetë përkujtues se së bashku jemi më të fuqishëm.
Duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat në Koçan, Llafçiski tha se kjo humbje është dhimbje e pamatur për familjet, më të afërmit dhe tërë kombin. Të lënduarve u dëshiroi rikuperim të shpejtë dhe fuqi për të vazhduar përpara dhe i porositi se nuk janë vetëm, dhe se lufta e tyre është luftë edhe e jona.
Në shënimin e pesëvjetorit të anëtarësimit në NATO në Kazermën Ilinden sot folën presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, si dhe komandanti i komandës së bashkuar të forcave aleate në Napoli, admirali Sjuart Manç. ab/
Foto: МIА