• петок, 15 ноември 2024

Ljutkovi: Grupet e punës janë duke punuar për rastin e Sallës Universale, në procedurë kuvendore janë ndryshimet e Ligjit për Kulturë

Ljutkovi: Grupet e punës janë duke punuar për rastin e Sallës Universale, në procedurë kuvendore janë ndryshimet e Ligjit për Kulturë

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Disa grupe pune punojnë në rastin me Sallën Universale. Personalisht kam marrë zotim dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloj për zhbllokimin e atij procesi. Në procedurë kuvendore janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjin ekzistues për Kulturë dhe shpresoj që deri në fund të muajit do të miratohet, deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkovi.

 Ai sot gjatë vizitës së tij në Teatrin Popullor të Maqedonisë (TPM), duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve deri ku është gjendja me Sallën Universale, theksoi se pritet të kalojnë ndryshimet e Ligjit, i cili parashikon që Ministria e Kulturës dhe Turizmit përveç instituciobeve kombëtare, të mund të ndërtojë edhe institucione lokale po të qytetit dhe në këtë mënyrë të lehtësohet procedura më tej.

"Besoni se po punojmë. Disa grupe pune po punojnë në rastin. Personalisht u zotova, që pjesën më të madhe të kohës ta kaloj për zhbllokimin e atij procesi. Është në procedurë kuvendore dhe ka kaluar në seancën paraprake të Qeverisë ndryshimi i Ligjit, shpresoj se në fund të muajit dhe do të kalojë ai ligj në Kuvend", tha Ljutkovi. 

 Ai shtoi se kanë tre deri në katër pika kyçe që e ndalojnë procesin, por shpreson që ato së shpejti të zhbllokohen.

 Në pyetjen se a do të përfundojë procedura para zgjedhjeve lokale, ai u përgjigj se shpreson, sepse tenderët tashmë janë shpallur.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан