Ligji për financimin e qeverisë amerikane, pas miratimit në Senat, sot do të dërgohet edhe në Dhomën përfaqësuese
- Ligji për financimin e administratës federale amerikane në kulmin e bllokadës më të gjatë të qeverisë federale në historinë e SHBA-së sot do të dërgohet në Dhomën përfaqësuese për miratim, pasi të hënën u miratua në Senat me 60 vota "pro" dhe 40 "kundër", publikuan mediat amerikane.
Uashington, 12 nëntor 2025 (MIA) - Ligji për financimin e administratës federale amerikane në kulmin e bllokadës më të gjatë të qeverisë federale në historinë e SHBA-së sot do të dërgohet në Dhomën përfaqësuese për miratim, pasi të hënën u miratua në Senat me 60 vota "pro" dhe 40 "kundër", publikuan mediat amerikane.
Kryetari i Dhomës përfaqësuese, Majk Xhonson dy ditë më parë i porositi deputetët që të fillojnë të kthehen në Uashington sa më shpejt të jetë e mundur, duke theksuar vonesat e fluturimeve në të gjithë SHBA-në, publikoi Si-Bi-Es Njuz.
Ligji përfundimtar e vazhdon financimin për shumicën e institucioneve qeveritare deri më 30 janar dhe përfshin tre ligje për të financuar disa pjesë specifike të qeverisë.
Republikanët në Dhomën përfaqësuese janë të bindur se ky ligj do të miratohet në Dhomën e poshtme në Kongres.
Pritet, pas miratimit të tij në Kongres, ligji të nënshkruhet nga presidenti amerikan, Donald Tramp. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s