• петок, 05 декември 2025

Liderët e APEK-ut miratuan deklaratë të përbashkët në Gjongxhu

Liderët e APEK-ut miratuan deklaratë të përbashkët në Gjongxhu

Gjongxhu, 1 nëntor 2025 (MIA) - Liderët e bashkëpunimit ekonomik aziatiko-pacifik (APEK) miratuan deklaratë të përbashkët në qyteton e Koresë së Jugut, Gjongxhu, me çka përfundoi samiti dyditor kushtuar rritjes dhe prosperitetit në Rajonin aziatiko-pacifik.

Deklarata nga Gjongxhu përfshiu tema kyçe të agjendës - nga tregtia dhe investimet deri te inovacionet digjitale dhe rritja inkluzive, nën temën e përbashkët "Ndërlidhje, inovacione dhe prosperitet", kumtoi Jonhap.

Me këtë dokument, industritë kulturore dhe kreative për herë të parë njihen si forcë e re shtytëse e rritjes dhe e konfirmojnë përkushtimin e 21 anëtareve të bashkëpunimit në fushat e inteligjencës artificiale dhe ndryshimeve demografike, kumtoi kabineti i presidentit të Koresë së Jugut. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан