• сабота, 06 декември 2025

Liderët botërorë janë grumbulluar në Brazil para konferencëls humanitare COP30

Liderët botërorë janë grumbulluar në Brazil para konferencëls humanitare COP30

Belem 6 në ntor 2025 (MIA) - Dhjetëra liderë botërorë sot dhe nesër takohet në Belem, Brazil, para fillimit zyrtar të konferencës vjetore të KB-së për ndryshime klimatike, me qëllim që të shqyrtojnë masa urgjente për parandalimin e ngrohjes globale.

Ndër liderët evropianë janë kancelari gjerman Fridrih Merc, presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Kir Starmer, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

Nikoqirët brazilianë shpresojnë se Samiti do të japë nxitje në konferencën dyjavore të njohur si SOP30, e cila zyrtarisht fillon të hënën dhe do të tubojë dhjetëra mijëra pjesëmarrës nga 200 vende.

Presidenti Luis Inasio da Silva, i cili e quajti konferencën "COP klimatik i të vërtetës", deklaroi se qëllimi është arritja e "rezultatetve konkrete".

Shtëpia e Bardhë njoftoi se administrata e Trampit nuk ka për qëllim të dërgojë delegacion të lartë në COP30.

Liderët sot do ta shënojnë fillimin e fondit multimiliarder për mbrojtje të pyjeve tropikale, të cilat quhen "mushkëritë e gjelbra të planetit".

Koha po mbaron - në vitin 2019, 140 shtete u zotuan të ndalonin shpyllëzimin deri në vitin 2030, por sipas organizatës mjedisore WWF, vetëm në vitin 2024 janë shkatërruar pothuajse shtatë milionë hektarë pyje primare.

Samiti do të miratojë gjithashtu një thirrje të përbashkët për një koordinim më të mirë ndërkombëtar në menaxhimin e zjarreve në pyje dhe do të mbështesë iniciativën e Brazilit për karburant të qëndrueshëm, me qëllim katërfishimin e prodhimit dhe përdorimit deri në vitin 2035. Është planifikuar gjithashtu një deklaratë që do të trajtojë luftën kundër urisë, varfërisë dhe ndryshimeve klimatike. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан