Liderët e BE-së arritën marrëveshje për financimin e Ukrainës përmes detyrimit të bllokut
- Shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së në kuadër të Samitit të filluar dje herët në mëngjes arritën marrëveshje për mënyrën e financimit të Ukrainës për vitin 2026 dhe 2027 përmes kredisë për të cilën mjetet do të sigurohen në bazë të detyrimit të Unionit në tregjet e kapitalit, mbështetur nga buxheti i tij afatgjatë.
Bruksel, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së në kuadër të Samitit të filluar dje herët në mëngjes arritën marrëveshje për mënyrën e financimit të Ukrainës për vitin 2026 dhe 2027 përmes kredisë për të cilën mjetet do të sigurohen në bazë të detyrimit të Unionit në tregjet e kapitalit, mbështetur nga buxheti i tij afatgjatë.
"Kemi marrëveshje. Vendimi për sigurim të mbështetjes prej 90 miliardë eurove për Ukrainën për vitin 2026/27 është miratuar. U obliguam, përmbushëm", theksoi kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta në kumtimin në Iks pak para orës 3.
Me marrëveshjen parashihet që Ukraina ta kthejë kredinë, madje pasi që Rusia t'ia paguajë reparacionet për dëmet e shkaktuara gjatë invazionit, përderisa në të njejtën kohë BE-ja e ruan të drejtën e shfrytëzimit të mjeteve të ngrira ruse për financim të kredisë.
Plotësisht, me marrëveshjen, liderët i japin mandat Komisionit "të vazhdojë të punojë në kredinë për reparacione në bazë të mjeteve të ngrira ruse".
Në mënyrë që të evitohet bllokada e mundshme nga Sllovakia, Hungaria apo Çekia, të cilat ekundërshtuan detyrimin shtesë të BE-së, me marrëveshjen parashihet që "çdo mobilizim i resurseve nga buxheti i Unionit si garancë për këtë kredi, nuk do të ketë ndikim ndaj obligimeve financiare" të vendeve të treta.
Mediumet në Bruksel tashmë vlerësuan se kjo marrëveshje paraqet humbje për kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe kancelarin gjerman, Fridrih Merc, të cilët ishin ithtarët më të mëdhenj të planit për të ashtuquajturën kredi për reparacione për Ukrainën, për pagesën e së cilës do të shfrytëzoheshin mjetet e ngrira ruse në BE.

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit, Koshta deklaroi se qëllimi i BE-së me marrëveshjen e këtillë nuk është vazhdimi i luftës në Ukrainë, por që ajo jep kontribut kjyç për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme.
"Meqenëse mënyra e vetme që të sillet Rusia në tryezën e negociatave është përforcimi i Ukrainës, vendimi o sotëm do t'i sigurojë Ukrianës mjetet e nevojshme për t'u mbrojtur dhe për ta mbështetur popullin ukrainas", deklaroi Koshta në konferencën e përbashkët me Fon der Lajen dhe kryeministren daneze, Mete Frederiksen, ]vendi i së cilës është kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së.
Sipas Koshtës, me marrëveshjen e arritur i dërgohet porosi e qartë Moskës se nuk i ka arritur qëllimete veta në Ukrainë, se Evropa qëndron parapa Kievit - sot, nesër dhe aq sa të nevojitet dhe se Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave në mënyrë serioze dhe të pranojë se nuk do ta fitojë këtë luftë.
E pyetur për të komentuar për dështimin e planit të saj për kredinë për reparacione dhe nëse është e zhgënjyer për atë shkak, Fon der Lajen tha se Unioni ka pasur qëllim shumë të qartë të sigurojë financim për Ukrainën dhe nëse Komisioni nuk e ka propozuar atë plan, supozon se vendet anëtare nuk do të kishin pasur guxim apo momentum politik që në mënyrë të përhershme t'i ngrinin mjetet ruse.
"Ajo është fitorja e madhe. me atë, ngrirja e tyre është e siguruar dhe ato sërish mund të zhbllokohen me vendim me shumicë të kualifikuar. Ajo ishte pjesa më kryesore", shtoi Fon der Lajen.

Ajo theksoi se të gjithë liderët ndajnë një objektiv të qartë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën dhe kjo mund të arrihet me marrëveshjen e sotme për mbulimin e nevojave financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme.
Frederiksen theksoi se marrëveshja e arritur për "financim të qëndrueshëm" për Ukrainën, në parim paraqet kombinim të dy opsioneve që i ofron Komisioni Evropian - huamarrje shtesë dhe përdorim të mjeteve të ngrira ruse.
"Me këtë mbështetja jonë për Ukrainën është e garantuar. Kjo është e mundur për shumë arsye. Para se gjithash sepse ne e shohim Ukrainën si linjën tonë të parë të mbrojtjes, ndërsa në të njëjtën kohë edhe sepse duhet të armatosemi dhe duhet ta garantojmë sigurinë për çdo qytetar evropian", shtoi Frederiksen.
Ndryshe, edhe në këtë Samit, si dhe në disa samite të mëparshme, nuk u arrit konsensus për miratimin e konkluzioneve të propozuara për Ukrainën, të cilat, siç kumtoi Këshilli Evropian, ishin "fuqishëm të mbështetur nga 25 udhëheqësit e shteteve ose qeverive".
Marrëveshja përfundimtare u arrit pas debatit disa orësh mes liderëve, në një moment madje edhe vetëm dhe pa celularë, pasi paraprakisht dështoi propozimi për pagesën e kredisë së Ukrainës, gjithashtu në vlerë prej 90 miliardë euro, por i siguruar nga mjetet e ngrira ruse.
Me këtë propozim parashikohej edhe solidaritet "i plotë (dhe i pakufizuar) dhe ndarje e rrezikut nga Bashkimi Evropian dhe vendet e saj anëtare me vende anëtare të goditura dhe institucionet financiare në BE, në kontekst të huasë për reparacion".

Burime të njohura me rrjedhën e negociatave theksuan se në këtë propozim u përfshinë edhe shumë kërkesa themelore të kryeministrit belg Bart de Vever, në të cilat insistoi që të pajtohet në pranimin e huasë për reparacione.
Megjithatë, sipas burimeve të njejta, De Vever, i cili gjatë gjithë kohës në mënyrë konstruktive ka marrë pjesë në debat, për mbështetjen e propozimin ka kërkuar "garancione financiare të pakufizuara". Sipas interpretimit të tij "i pakufizuar" do të thoshte që shtetet tjera anëtare do të obligohen në rast të nevojës t'i rimbursonin Belgjikës një burim të pakufizuar parash, shuma e së cilës mund të jetë më e madhe edhe nga vlera e vetë huasë për reparacione, i cili parashikohej të arrijë 210 miliardë euro.
Në propozimin e tillë megjithatë vërejtje kishin disa vende tjera, duke përfshirë edhe një pjesë të vendeve më të mëdha, të cilat kanë vlerësuar se ai "shkon shumë larg" në pranimin e kërkesës në të cilat insiston Belgjika, ku gjenden pjesa më e madhe e mjeteve të ngrira ruse ose rreth 185 miliardë euro.
Një pjesë e këtyre vendeve kanë theksuar se që të pajtohen me propozimin ai duhet të pësojë "ndryshime thelbësore". Ata vlerësuan edhe se kërkesa e Belgjikës për "garancione të pakufizuara financiare" është e tepruar, duke theksuar se kjo do të thoshte që shtetet tjera anëtare do të duhej t'i shndërronin buxhetet e tyre në një "pus pa fund nga i cili Belgjika mund të tërhiqte sa të dojë". ab/sa/
Foto: Iks/Këshilli Evropian