Libani bëri të ditur se në konflikt nga e hëna deri më tani kanë humbur jetën 77 persona
- - Numri i të vdekurve në Liban që nga luftimet e ripërtërira midis Izraelit dhe grupit islamist Hezbollah të hënën u rrit në 77, ndërsa 527 persona janë të plagosur, bëri të ditur Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Bejrut, 5 mars 2026 (MIA) - Numri i të vdekurve në Liban që nga luftimet e ripërtërira midis Izraelit dhe grupit islamist Hezbollah të hënën u rrit në 77, ndërsa 527 persona janë të plagosur, bëri të ditur Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Nuk është e qartë se sa nga viktimat janë civilë. Ministria e Shëndetësisë kishte thënë më parë se janë vrarë shtatë fëmijë.
Pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Hezbollahu të hënën lëshoi raketa dhe dronë ndaj Izraelit për herë të parë në më shumë se një vit, dhe Izraeli u përgjigj duke goditur objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor dhe në periferitë jugore të Bejrutit
Më shumë se 83.000 njerëz janë zhvendosur në Liban nga konflikti i ripërtërirë, ndërsa armata izraelite vlerëson se numri ka tejkaluar 300.000, ndërsa u bëri thirrje civilëve të evakuojnë zonën dhe të shkojnë në veri të lumit Litani.
Foto: EPA