• среда, 15 април 2026

Guteresh edhe zyrtarisht e emëron Arnon si të dërguar special për luftën në Iran

Guteresh edhe zyrtarisht e emëron Arnon si të dërguar special për luftën në Iran

Nju-Jork, 25 mars 2026 (MIA) – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, ka emëruar një të dërguar të posaçëm i cili do të punojë për t'i dhënë fund luftës në Iran.

Diplomati francez Zhan Arno do të udhëheqë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur konfliktin dhe pasojat e tij, deklaroi Guteresh sot në Nju Jork. Arnomë parë shërbeu si i dërguar i OKB-së në Afganistan, Kolumbi dhe Bolivi.

Guteresh paralajmëroi se lufta po del jashtë kontrollit, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit të ndalojnë luftimet, ndërsa i bëri thirrje gjithashtu Iranit të ndalojë me sulmet ndaj vendeve fqinje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli filluan një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Iranit në fund të shkurtit, pas së cilës konflikti u përhap në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme. Teherani iu kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit, si dhe ndaj objekteve energjetike dhe ushtarake në vendet e Gjirit aleate të Uashingtonit. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

 

Остани поврзан