• среда, 15 април 2026

Hezbollahu refuzon bisedimet me Izraelin përderisa sulmet vazhdojnë

Hezbollahu refuzon bisedimet me Izraelin përderisa sulmet vazhdojnë

Bejrut, 25 mars 2026 (MIA) - Lideri i lëvizjes militante libaneze Hezbollah, Naim kasem, sot deklaroi se bisedimet me Izraelin përderisa sulmet janë në vazhdim do të ishin të barabarta me një dorëzim të imponuar dhe i bëri thirrje qeverisë libaneze të heqë ndalesëm për aktivitetet ushtarake të lëvizjes.

Në një deklaratë me shkrim të lexuar në emër të tij nga një stacion televiziv i lidhur me Hezbollahun, Kasem tha se luftëtarët e Hezbollahut, të mbështetur nga Irani, janë të gatshëm të vazhdojnë luftën "pa kufizime".

Ai hodhi poshtë iniciativën e Presidentit libanez Xhozef Aun për të filluar bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin.

Izraeli nisi sulme ajrore ndaj vendeve të lidhura me Hezbollahun në Libanin jugor dhe në periferitë jugore të Bejrutit më 2 mars, disa orë pasi Hezbollahu nisi sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit për herë të parë që nga marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut në nëntor 2024.

Hezbollahu më parë kumtoi se ka nisur sulme ndaj Izraelit në mbështetje të Iranit, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e sulmuan më 28 shkurt pasi në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit nuk u arrit marrëveshje. ls/ 

Foto:Arkiv 

 

Остани поврзан