• среда, 15 април 2026

Oda Ndërkombëtare e Tregtisë paralajmëron për "krizën më të keqe industriale në historinë e kohëve të fundit"

Oda Ndërkombëtare e Tregtisë paralajmëron për

Paris, 25 mars 2026 (MIA) – Sekretari i Përgjithshëm i Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, Xhoh Denton, paralajmëroi se lufta e SHBA dhe Izraelit kundër Iranit mund të shkaktojë “krizën më të rëndë industriale në historinë e kohëve të fundit”.

"Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë paralajmëroi se bota po përballet me një krizë energjetike më serioze se tronditjet e naftës të viteve 1970 – tha Denton.

N"ga perspektiva e biznesit, ne besojmë se kjo mund të bëhet shtesë kriza më e keqe industriale e kohëve të fundit – jo vetëm për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të energjisë, por edhe sepse vetë prodhimi industrial është i rrënuar dhe i zhvendosur për shkak të mungesës së gazit dhe komponentëve të tjerë thelbësorë – shtoi ai.

Denton foli përpara takimit të ministrave të Organizatës Botërore të Tregtisë në Jaunde, Kamerun. ls/

Foto:Oda Ndërkombëtare e Tregtisë

 

Остани поврзан