Zjarr në aeroportin e Kuvajtit pas sulmeve me dronë
- Një zëdhënës i Forcave të Përgjithshme të Zjarrfikësve të Kuvajtit deklaroi se aktualisht po shuhen zjarre në aeroportin e Kuvajtit të shkaktuara nga dronë “armiqësorë”.
Kuvajt, 25 mars 2026 (MIA) – Një zëdhënës i Forcave të Përgjithshme të Zjarrfikësve të Kuvajtit deklaroi se aktualisht po shuhen zjarre në aeroportin e Kuvajtit të shkaktuara nga dronë “armiqësorë”.
"Së bashku me mbështetjen e njësive të zjarrfikësve të ushtrisë, Gardës Kombëtare dhe sektorit të naftës, po merremi me një zjarr në një rezervuar karburanti në Aeroportin e Kuvajtit, i cili u shënjestrua nga dronë armiqësorë", deklaroi gjenerali i brigadës Mohamed Al-Garib në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia e Lajmeve të Kuvajtit.
Gjatë konferencës për shtyp, ai konfirmoi se ata “po merren me katër zjarre në vende të ndryshme që shpërthyen si rezultat i rënies së shrapnelave”, transmetoi "Zl xhezira".
Al-Garib tha gjithashtu se 82 incidente të tilla kanë ndodhur në vend "që nga fillimi i agresionit të gabuar iranian". ls/
Foto: X skrinshot