• петок, 05 декември 2025

Levandovski mund të pensionohet nëse Barcelona nuk ia vazhdon kontratën

Levandovski mund të pensionohet nëse Barcelona nuk ia vazhdon kontratën

Barcelonë, 11 nëntor 2025 (MIA) - Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski mund të pensionohet në verën e vitit 2026.

Sipas "sport.es", polaku 37-vjeçar dëshiron të mbetet në klubin katalonas. Nëse Barcelona vendos të mos e vazhdojë kontratën me sulmuesin, e cila skadon në verë të vitit 2026, e ai nuk është i kënaqur nga ofertat tjera, Levandovski është i gatshëm të pensionohet.

Sulmuesi polak për Barcelonën luan nga vera e vitit 2022. Këtë sezon ka luajtur në 12 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar shtatë gola.

Levandovski ka luajtur edhe për Bajernin e Mynihut, Borusia Dortmundin dhe Leh Poznjan. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан