• петок, 05 декември 2025

Le Rigoler: Raporti i KE-së është inkurajim i vërtetë që vendi të vazhdojë me reformat në disa sektorët të caktuar

Le Rigoler: Raporti i KE-së është inkurajim i vërtetë që vendi të vazhdojë me reformat në disa sektorët të caktuar

Shtip, 10 nëntor 2025 (MIA) - Raporti i Komisionit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut ësjtë inkurajim i vërtetë për vazhdim të zbatimit të reformave në disa sektorë të caktuar, thelsoi sot në Shtip ambasadori i Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler, i cili në pyetjen e gazetarëve komentoi për këtë Raport. Ai theksoi se Raporti vetvetiu është interesant, sepse është shumë i hollësishëm dhe i kompletuar.

"Shumë i baraspeshuar, me shumë elemente pozitive dhe me më pak elemente pozitive. Por, gjithashtu paraqet inkurajim, që të vazhdohet  në rrugën e reformave dhe me theks të veçantë që është vënë në përforcimin e sundimit të së drejtës, gjyqësisë së pavarur dhe luftës kundër korrupsionit - tema të cilat janë të rëndësishme në të gjitha shoqëritë tona. Raport i cili nga ai pikëvështrim është mjaft i dobishëm dhe me të vërtetë i reflekton prioritetet në bashkëpunimin tonë, sepse Franca bashkëpunon ngushtë në ata sektorë  në përforcimin e administratës, pavarësisë së gjyqësisë. Të bëj një përmbledhje, do të them se është inkurajim i vërtetë për vazhdim të zbatimit të reformave në disa sektorë të caktuar. Mu këtë po e bëjmë", tha Le Rigoler.

Ambasadori i Republikës së Francës Le Rigoler dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov sot në Shtip ishin pjesë e ngjarjes së programit të Balkan News Truck. ab/

FOTO: MIA 

Остани поврзан