Laporta për kthimin e mundshëm të Mesit: Nuk është koha e spekulimeve
- Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, u prononcua për zërat e shpeshta për kthimin e mundshëm të Lionel Mesit në klub si huazim afatshkurtë.
Barcelonë, 12 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, u prononcua për zërat e shpeshta për kthimin e mundshëm të Lionel Mesit në klub si huazim afatshkurtë.
"Nga respekti për Mesin, lojtarët tanë dhe personelin tonë, tani nuk është koha të spekulohet në bazë të skenareve joreale", deklaroi Laporta për mediumet spanjolle.
Para dy ditëve, argjentinasi 38-vjeçar e vizitoi stadiumin e rinovuar "Kamp Nou", duke publikuar fotografi nga arena në rrjetet sociale.
Mesi ka luajtur për klubin katalonas nga viti 2003 deri në vitin 2021. bsh/
Foto: EPA