Këshilli për reforma në administratën publike e miratoi Planin e rishikuar të veprimit 2023–2026: Qeveria përforcon agjendën e reformave
- Këshilli për Reforma në Administratën Publike, si organi më i lartë koordinues përgjegjës për menaxhimin me proceset reformuese në administratën publike, sot e mbajti seancën e tretë, me të cilën kryesoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli për Reforma në Administratën Publike, si organi më i lartë koordinues përgjegjës për menaxhimin me proceset reformuese në administratën publike, sot e mbajti seancën e tretë, me të cilën kryesoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Siç informojnë nga Ministria e Administratës Publike, anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe miratuan Planin e Veprimit të përditësuar 2023–2026 të Strategjisë për reforma në administratën publike 2023–2030, i cili është në përputhje me prioritetet e Programit të Punës së Qeverisë 2024–2028, si dhe me dokumentet nga procesi i integrimit evropian - Udhërrëfyesi i RAP-it dhe Agjenda e Reformës.
"Plani është gjithashtu në korrelacion me ndryshimet në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore, me të cilin identifikohen institucionet kryesore përgjegjëse për zbatimin, si dhe organet e tjera të përfshira në zbatimin e aktiviteteve, dhe gjithashtu janë të integruara edhe rekomandimet nga Raporti i Misionit të Vlerësimit SIGMA për vitin 2024", thuhet në kumtesën nga Ministria.
Në kuadër të diskutimit është theksuar rëndësia e zbatimit të planifikuar dhe në kohë të aktiviteteve reformuese që synojnë përmirësimin e efikasitetit, profesionalizmit dhe transparencës në punën e administratës publike.

"Sot jemi këtu për të përshpejtuar reformën e administratës publike dhe për të krijuar një sistem që funksionon shpejt, në mënyrë të parashikueshme dhe profesionale. Shteti nuk mund të ecë përpara nëse institucionet punojnë ngadalë, nëse procedurat janë të ndërlikuara dhe nëse qytetari është ai që i bartë dokument nga zyra në zyrë në vend që institucionet të komunikojnë vetë", tha kryeministri Mickoski.
Ai në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se qasja e tyre bazohet në katër shtylla kryesore: digjitalizimin si standard bazë, administratën profesionale me standarde dhe llogaridhënie të qarta, racionalizimin dhe reduktimin e burokracisë, si dhe pajtueshmërinë me standardet evropiane.
“Ky nuk është një proces që do të mbetet në letër. Kjo duhet të jetë një reformë dinamike me afate të qarta dhe rezultate të verifikueshme. Nuk ka vend për justifikime në këtë tryezë, ka detyra, afate dhe përgjegjësi”, shkroi Mickoski në FB.

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në fjalimin e tij e theksoi rolin e rëndësishëm të Këshillit dhe vazhdimësinë në punën e tij.
"Mbajtja e seancave të tilla të Këshillit për Reformën e Administratës Publike është me rëndësi të jashtëzakonshme, pasi rregullsia, transparenca dhe konstruktiviteti i tyre u mirëpritën dhe u vunë re në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian si një praktikë pozitive në menaxhimin e proceseve reformuese", tha Minçev.
Ai, siç njoftoi Ministria e Administratës Publike,shtoi se institucioni me të cilin ai udhëheq do të vazhdojë të koordinojë në mënyrë aktive zbatimin e masave të reformës dhe të ofrojë mbështetje për institucionet, me qëllimin përfundimtar krijimin e një administrate moderne, të dobishme dhe profesionale në shërbim të qytetarëve. ls/
Foto: MAP dhe FB i kryeministrit Hristijan Mickoski