Këshilli i Evropës bën thirrje për mbledhje më efektive të të dhënave për përballje me abuzimin seksual të fëmijëve
- Mbledhja e të dhënave nga burime të ndryshme për shfrytëzimin dhe keqpërdorimin seksual të fëmijëve janë kyçe për formësimin e politikave më të mira për parandalimin dhe shtypjen e fenomeneve të tilla dhe për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të këtyre akteve, tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse.
Strasburg, 18 nëntor 2025 (MIA) - Mbledhja e të dhënave nga burime të ndryshme për shfrytëzimin dhe keqpërdorimin seksual të fëmijëve janë kyçe për formësimin e politikave më të mira për parandalimin dhe shtypjen e fenomeneve të tilla dhe për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të këtyre akteve, tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse.
"Shumë vende ende mbledhin vetëm të dhëna bazë të drejtësisë penale ose nuk i përdorin ato në mënyrë të përshtatshme. Faktet dhe shifrat nuk duhet të qëndrojnë joaktive në raporte. Ato duhet të arrijnë te politikëbërësit dhe të informojnë punën e tyre për të mbajtur fëmijët të sigurt. Mbledhja e të dhënave është një hap i parë i mirë dhe një investim i vlefshëm", tha Bers me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual - 18 nëntori.
Sipas tij, në mbledhjen e të dhënave të tilla duhet të përfshihen sektorët e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, linjat telefonike SOS, shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve, organizatat e shoqërisë civile dhe vetë fëmijët.
Në raportin e publikuar së fundmi të Komitetit të palëve nënshkruese të Konventës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual i njohur si "Komiteti i Lanzarotes", theksohet rëndësia e përdorimit të burimeve të të dhënave përtej statistikave kriminale për përballje me shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve.
Sipas Komitetit, shumë shkelje seksuale kundër fëmijëve mbeten të paraportuara, prandaj përballja me këtë boshllëk në mbledhjen e informacioneve kërkon kontribut nga shumë aktorë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s