Kuvendi sonte u ngjyros në ngjyrë portokalli me rastin e fushatës botërore “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
- Dua të theksoj se ky akt nuk është vetëm një simbolikë vizuale, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm që institucioni më i lartë përfaqësues është i vendosur të jetë në anën e çdo gruaje dhe vajze, dhe nuk toleron në asnjë formë dhunën. Le të shërbejë drita portokalli, si një thirrje për reflektim, ndërkaq bashkë me këtë dritë të ndizet shpresa për një shoqëri ku çdo grua dhe çdo vajzë jeton pa frikë, e respektuar dhe e mbrojtur", shkroi në Fejsbuk kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Скопје, 4 декември 2025 (МИА) - Kuvendi sonte u ngjyros në portokalli, me rastin e fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore”.
"Dua të theksoj se ky akt nuk është vetëm një simbolikë vizuale, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm që institucioni më i lartë përfaqësues është i vendosur të jetë në anën e çdo gruaje dhe vajze, dhe nuk toleron në asnjë formë dhunën. Le të shërbejë drita portokalli, si një thirrje për reflektim, ndërkaq bashkë me këtë dritë të ndizet shpresa për një shoqëri ku çdo grua dhe çdo vajzë jeton pa frikë, e respektuar dhe e mbrojtur", shkroi në Fejsbuk kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Sekretarja e përgjithshme e Parlamentit, Marina Dimovska, potencoi se ky akt nuk është vetëm simbolikë - është një mesazh i qartë se Kuvendi qëndron në anën e çdo gruaje dhe vajze dhe nuk toleron asnjë formë dhune.
"Së bashku le të ndërtojmë një shoqëri në të cilën çdo grua jeton pa frikë, e respektuar dhe e mbrojtur", potencoi Dimovska. rq/
Foto: Fejsbuk Gashi/Dimovska