• четврток, 04 декември 2025

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 72-të, në rend dite zgjedhja e kryetarit të KSHPK-së

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 72-të, në rend dite zgjedhja e kryetarit të KSHPK-së

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi sot duhet ta mbajë mbledhjen e 72-të plenare. Në rend dite janë disa propozim - vendime, mes të cilave edhe ajo për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit. Për kryetar të Antikorrupsionit është zgjedhur sekretari i përgjithshëm i komisionit, Adem Çuçul.

Në rendin e propozuar të ditës janë edhe dy propozimet për formim të Komisionit anketues për përcaktim të rrethanave në veprimin e institucioneve për tragjeditë dhe fatkeqësitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, propozuar nga shumica në pushtet për tragjeditë në Koçan, Spitalin modular, Durmo turs dhe Llaskarca dhe Propozim vendimi për formim të Komisionit anketues për ngjarjen tragjike në Koçan, mars 2925, propozuar nga E Majta, LSDM dhe BDI.

Në këtë mbledhje në rend dite janë edhe propozimi për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit nacional për arsim të lartë dhe veprimtari shkencoro-hulumtuese, zgjedhja e anëtarit të Këshillit nacional për arsim të lartë dhe veprimtari shkencoro-hulumtuese, Propozim vendimi për publikim të konkursit publik për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit përparandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe Propozim vendimi për publikim të konkursit publik për ndrashim të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lirë drejt informatave të karakterit publik.

Deputetët duhet të deklarohen edhe për Propozim ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Qeverisë së Republikës së Francës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për propozimin e plotësuar të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtat e bashkësive të cilat janë më pak se 20% nga popullata në RMV, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të tatimit të vlerës së shtuar, për propozim ligjin për shndërrim të kërkesave të RMV-së në bazë të të dhënave publike në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen publike për ekonomizim me objektet për sport në pronësi të Republikës së Maqedonisë - Shkup, të gjithë në lexim të dytë.

Në rend dite janë edhe Propozimi i programit afatmesëm për formim, ruajtje, ripërtëritje dhe shfrytëzim të rezervave të mallrave për periudhën 2026 - 2030 dhe Propozim ligji për ndryshim të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar.

Me procedurë të shkurtuar propozohet të sillen ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, ligjit për ndryshim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, ligjit për ndryshim të Ligjit për arsim të mesëm, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për arsim fillor. ab/

Foto: Arkivi

Остани поврзан