Kurtoa: Reali duhet të luajë më shpejt
- Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa, është autokritik pas ndeshjes së mbrëmshme me Benfikën (2:1) në ndeshjen e dytë të plejofit të Ligës së Kampionëve.
Madrid, 26 shkurt 2026 (MIA) - Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa, është autokritik pas ndeshjes së mbrëmshme me Benfikën (2:1) në ndeshjen e dytë të plejofit të Ligës së Kampionëve.
"Real Madridi pati vështirësi në pjesën e parë. Patëm probleme në mbrojtje dhe nuk kontrolluam mirë shumë zona, prandaj pësuam gol. Në pjesën e dytë, i zvogëluam ato zona dhe loja jonë u përmirësua. Kur e mbajmë topin për një kohë të gjatë pa e lëvizur shpejt dhe drejtpërdrejt, i jep kundërshtarit mundësinë të përshtatet dhe të mbrohet në mënyrë efektive. Duhet të veprojmë më shpejt", tha Kurtoa për "Movistar".
"Ekipi mbretëror" fitoi ndeshjen e parë 1:0, duke u kualifikuar për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen ose me Mançester Sitin ose Sportingun.
Shorti për raundin e 16-të në garën elitare të futbollit do të mbahet nesër duke filluar nga ora 13:00 në selinë e UEFA-s në Nion. mb/
Foto: EPA