Kurtoa: Real Madridi duhet të luajë më mirë
- Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa, nuk është i kënaqur me performancën e ekipit të tij në duelin e mbrëmshëm me Liverpulin.
Liverpul, 5 nëntor 2025 (MIA) - Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa, nuk është i kënaqur me performancën e ekipit të tij në duelin e mbrëmshëm me Liverpulin.
Reali humbi në "Enfild" 1:0 në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve, Kurtoa ishte një nga më të mirët në terren, duke e shpëtuar ekipin e tij nga një humbje më e madhe.
"Real Madridi duhet të luajë më mirë. Në ndeshje si kjo e sotmja, detajet e vogla vendosin gjithçka. Duhet të qëndrojmë të qetë. Kemi Olimpiakosin përpara nesh dhe do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë. Nëse fitojmë, kemi shanse të mira për të përfunduar në tetë vendet e para", tha Kurtoa pas ndeshjes.
Liverpuli ka nëntë pikë dhe është në vendin e 6-të në tabelë, Real Madridi është në vendin e pestë me gjashtë pikë. Bajerni dhe Arsenal kryesojnë me një maksimum prej 12 pikë.
Foto: EPA