• петок, 05 декември 2025

Kurti pretendon se nuk ka arsye ligjore që ish-udhëheqësit e UÇK-së të mbeten në paraburgim në Hagë

Kurti pretendon se nuk ka arsye ligjore që ish-udhëheqësit e UÇK-së të mbeten në paraburgim në Hagë

Prishtinë, 5 nëntor 2025 (MIA) - Ushtruesi i detyrës kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, beson se nuk ka më arsye ligjore që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte, të mbeten në paraburgim në atë qytet në Holandë.

Me rastin e pesëvjetorit të arrestimit dhe ndalimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Kasniqit dhe Rexhep Selimit, Kurti shkroi në Fejsbuk: “Prokuroria e ka përfunduar rastim. Nuk ka më dëshmitarë. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim". 

Kurti u kritikua më parë për mosmbështetjen publike të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe për faktin që asnjëherë nuk i ka vizituar në Hagë, por sot ai tha se ka punuar "në heshtje dhe për një kohë të gjatë" për lirimin e tyre, transmetoi Beta.

"Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet", ka shkruar Kurti. 

Kurti publikoi gjithashtu një letër në Fejsbuk nga viti 2022, para fillimit të gjyqit, në të cilën i kërkon kryetares së Këshillave të specializuara, Ekaterina Trendafilova, të lirojë të pandehurit.

"Këtë po e bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës", tha Kurti.

Ai shtoi se nuk ka përgjigje të kërkesës së tij. 

Në atë letër, Kurti i ofroi Trendafilovës garanci se autoritetet e Kosovës do të ndjekin arrestin shtëpiak të të pandehurve.

Procedura para Tribunalit të Hagës është drejt fundit, priten të dëshmojnë edhe disa dëshmitarë të tjerë të mbrojtjes, përfshirë ish-komandantin suprem të NATO-s, Vesli Klark. ls/ 

 

Остани поврзан