• петок, 17 мај 2024

KSHZ-ja me rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare: Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 59 mandate deputetësh (PLT)

KSHZ-ja me rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare: Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 59 mandate deputetësh (PLT)

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Nga votat e numëruara në 3.270 vendvotime (94,05 vendvotime), koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 59 mandate për përbërjen e re të Kuvendit. Pas tij qëndron koalicioni i udhëhequr nga LSDM me vetëm 19 mandate, ndërsa koalicioni “Fronti evropian” i udhëhequr nga BDI ka 18 mandate deputetësh, koalicioni VLEN 13, “E Majta” gjashtë dhe partia ZNAM pesë mandate. Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare konform këtyre të dhënave është 55,19 për qind, njoftoi sonte Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Këto janë rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve të sotme parlamentare të cilat u zhvilluan njëkohësisht me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencën për shtyp tha se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 395.048 vota, koalicioni i udhëhequr nga LSDM 138,174 vota, koalicioni i udhëhequr nga  BDI 128,698, koalicioni VLEN 100,593, E Majta 62,195, Lëvizja ZNAM 48.032, koalicioni "Guximshëm për Maqedoninë" 4.409, Alternativa e Re 3.265 vota, Partia politike Avaja 2.184, Maqedonia e Bashkuar 1.513, Partia Tvia 1.653, Rodina Maqedonia 1.022, Listat e pavarura maqedonase 868, Demokratët 823, Partia e punës 409 dhe Lëvizja qytetare evropiane 227.

Me këtë nisin të rrjedhin afatet për ankesat për zgjedhjet. Afatet janë deri më 10 maj ora 19 ose 23:30.

 

 

 

Тагови

Остани поврзан