• недела, 11 јануари 2026

Kryqi i Kuq siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar në Kërçovë

Kryqi i Kuq siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar në Kërçovë

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Kryqi i Kuq i RMV-së, Organizata komunale Kërçovë, në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës në 24 orët e fundit siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar. Siç kumtoi Kryqi i kuq, janë siguruar dyshekë, batanije, krevatë, veshmbathje, ushqim, ujë, mjete higjienike, si dhe shujta të ngrohta.

Në kumtesë përkujtohet se reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe niveli i rritur i lumenjve shkaktuan vërshime në vendbanime dhe sipërfaqe pjellore në rajonin e Kërçovës. Vërshimet shkaktuan dëme materiale, të cilat drejtpërdrejtë e goditën popullatën e Kërçovës. Janë evakuuar rreth 110 persona nga rajonet e rrezikuara.

Në terren, shtohet në kumtesë, aktivisht janë angazhuar vullnetarë të Kryqit të Kuq, me mbështetjen e nevojshme teknike, të cilët vazhdimisht e ndjekin gjendjen dhe u përgjigjen nevojave të popullatës.

"Plotësisht të gjithë qytetarët dhe kompanitë e interesuara mund të dhurojnë ndihma monetare në llogari të Fondit për solidaritet të Kryqit të Kuq të RMV-së-300000001327866 DB 4030984271620 Banka komerciale, me shenjën - ndihmë për populaltën e pësuar në Kërçovë, me qëllim të sigurimit të ,bështetjes shtesë në periudhën në vijim", shtojnë nga Kryqi i Kuq. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан