KRRE javën e ardhshme do t'i konfirmojë tarifat për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, nuk do të ketë shtrenjtim
- Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) javën e ardhshme do të sjellë vendime për tarifat për transmetim dhe shpërndarje të energjisë elektrike, si dhe për çmimin e operatorit të tregut të energjisë elektrike. Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, ka bindur se këto vendime nuk do të shkaktojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.
Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) javën e ardhshme do të sjellë vendime për tarifat për transmetim dhe shpërndarje të energjisë elektrike, si dhe për çmimin e operatorit të tregut të energjisë elektrike. Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, ka bindur se këto vendime nuk do të shkaktojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.
"Pas marrjes së këtyre vendimeve, theksoj se në asnjë rast nuk do të rriten, EVN Houm si furnizues universal do të bëjë llogaritje sipas Ligjit për energjetikë dhe do ta dorëzojë në mbikëqyrje në KRRE, për të verifikuar nëse është në pajtim me sistemin tarifor i cili tani është në fuqi", theksoi Bislimovski.
Ai përkujtoi se sistemi tarifor bazohet në mënyrën e blloqeve të tarifimit, të vendosur në vitin 2022, i cili, sipas tij, kontribuoi që të ulet konsumi i amvisërive dhe të dërgohet sinjal te konsumatorët se konsumi joracional sjell fatura më të larta.
"EMV është një kompani komplekse dhe të gjtihë ne duhet të ndërmarrim hapa dhe masa të cilat do t'i mundësojnë stabilitet financiar. Për këto arsye, me strukturën e blloqeve ulet konsumi te amvisëritë dhe lihet hapësirë për sasi më të mëdha që EMV të mos i shesin EVN Houm me çmim prej 65 euro, i cili është pothuajse dyfish më i ulët nga çmimi i tregut dhe madje më i ulët nga çmimi prodhues dhe është e qartë se ai çmim çon në humbje", theksoi Bislimovski.
Sipas tij, qëllimi është sa më shumë sasi të energjisë elektrike EMV t'i shesë në tregun e lirë, ku çmimi për momentin arrin rreth 130 euro për megavat orë. sa/
foto: MIA arkivi