• петок, 21 февруари 2025

KQZ e Kosovës: Për shkaqe teknike, vazhdojmë me numërimin manual të votave, rezultate preliminare gjatë ditës

KQZ e Kosovës: Për shkaqe teknike, vazhdojmë me numërimin manual të votave, rezultate preliminare gjatë ditës

Prishtinë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Të dhënat për zgjedhjet në Kosovë do të mblidhen në mënyrë manuale sepse nuk funksionoin platforma për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave, publikoi sot kryetari i Komisionit Qendror zgjedhor, Kreshnik Radoniqi. Për shkak të kësaj, rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kuvendin në Prishtinë do të publikohen sot gjatë ditës.

Ai tha në konferencën e mbrëmshme për shtyp tha se platforma ka rënë për shkak të problemeve teknike.

"Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, as kompania që e mirëmban dhe as ekspertët. Sistemi është i bllokuar në disa të dhëna", tha Radoniqi.

Ai shtoi se votat ishin "të sigurta".

Prokuroria Speciale ka urdhëruar hetim për problemet dhe ndërhyrjet e mundshme në punën e faqes së internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raportojnë mediat kosovare.

Burime nga hetimi thanë për disa media në Prishtinë se është zbuluar një sulm me qëllim të shkaktimit të konfuzionit dhe manipulimit të rezultateve.

Uebfaqja e KQZ-së nuk funksionon për më shumë se një orë pasi rezultatet e dyshimta filluan të shfaqen në një numër të madh në Pejë dhe Podujevë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se institucioni ka kohë që ka përgatitur dhe testuar një aplikacion për monitorim dhe publikim të rezultateve preliminare, por për shkak të mosfunksionimit të të dhënave nuk kanë mundur t'i bartin të dhënat përmes platformës elektronike.

Sondazhet në Kosovë tregojnë një fitore të Partisë Vetëvendosje të Albin Kurtit me 39 deri në 40 për qind të votave, por sipas analistëve të procesit zgjedhor, kjo nuk mjafton për të formuar në mënyrë të pavarur qeverinë në Kosovë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан