• среда, 29 јануари 2025

Kosovë: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri më tani ka shqiptuar dënime në vlerë prej 307.400 euro

Kosovë: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri më tani ka shqiptuar dënime në vlerë prej 307.400 euro

Prishtinë, 28 janar 2025 (MIA) – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë deri më tani ka shqiptuar dënime në vlerë prej 307.400 euro për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për shkak të shkeljeve të bëra në fushatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me vlerën më të lartë të gjobave në të holla dhe vlerë në euro, e cila në 15 vendime të Panelit, është dënuar me gjithsej 93.000 euro. 

Partitë kanë të drejtë të ankohen për vendimet për gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila në disa raste deri më tani i përgjysmoi ato gjoba. 

Zgjedhjet janë caktuar për më 9 shkurt. fc/

 

Остани поврзан