Tajani: Trampi do t'i shqyrtojë doganat deri më 1 prill
- – Presidenti amerikan Donald Tramp do t’i shqyrtojë doganat deri më 1 prill, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.
Romë, 29 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp do t’i shqyrtojë doganat deri më 1 prill, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.
“Vendimet e para të presidentit Tramp – deri më 1 prill – nuk parashohin vendosje të doganave të reja, por kontroll në shumë aspekte të politikës tregtare amerikane”, tha Tajani pas takimit me disa përfaqësues të industrisë përpunuese italiane.
Gjatë takimit, ai bisedoi për trendet në tregtinë e jashtme dhe perspektivat për eksport nën administratën e re amerikane.
“Tajani shprehu synimin e tij për të filluar punën me një qasje pragmatike, duke përgatitur veprime dhe reagime ndaj çdo ndryshimi të mundshëm në kuadrin e tregtisë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e MPJ-së italiane me rastin e takimit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s