Kos: Vetëm me bashkimin e Evropës mund të sigurojmë paqe, liri dhe prosperitet
- Ne evropianët duhet të bëjmë shumë më tepër për të marrë kontrollin e kontinentit tonë, për t'i mbrojtur vlerat tona demokratike dhe për të mbrojtur sigurinë tonë, potencoi eurokomesarja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë prezantimit të pakos së raporteve për progresin e kandidatëve për anëtarë në BE para Komitetit për Punë të Jashtme të Europarlamentit.
Bruksel, 4 nëntor 2025 (MIA) - Ne evropianët duhet të bëjmë shumë më tepër për të marrë kontrollin e kontinentit tonë, për t'i mbrojtur vlerat tona demokratike dhe për të mbrojtur sigurinë tonë, potencoi eurokomesarja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë prezantimit të pakos së raporteve për progresin e kandidatëve për anëtarë në BE para Komitetit për Punë të Jashtme të Europarlamentit.
"Kjo mund të bëhet e suksesshme vetëm me punë të përbashkët me fqinjët tanë për të krijuar një Evropë të fortë, të qëndrueshme, të sigurt dhe të bashkuar, të bazuar në vlera dhe parime të përbashkëta. Vetëm nëse e përfundojmë bashkimin e Evropës mund të sigurojmë paqe, liri dhe prosperitet në kontinentin tonë. Vetëm së bashku me të gjithë ata të cilët ndajnë vlerat tona mund të sigurohemi që Evropa të ketë zë të pavarur në botë", theksoi Kos, duke shtuar se sot raportet e prezantuara duhet të lexohen në kontekstin e peisazhit gjeopolitik që po transformohet me shpejtësi.
Për vendin Kos potencoi se është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe vazhdojnë përgatitjet teknike në lidhje me udhrrëfyesit dhe Planin e veprimit për negociata pas Klasterit të parë, por derisa nuk ka ndërmarrë "hapa vendimtarë" për të përparuar në negociatat e anëtarësimit dhe duhet të "ndryshojë Kushtetutën në përputhje me përfundimet e Këshillit të vitit 2022, për të përparuar në rrugën e saj drejt BE-së".
Ajo theksoi se deri më tani Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina kanë arritur "përparim të konsiderueshëm" në rrugën drejt BE-së, që, sipas saj, tregon se reformat po japin fryte.
Në lidhje me Serbinë, Kos vlerësoi se ritmi aktual i zbatimit të reformave është ngadalësuar ndjeshëm, për Bosnje e Hercegovinën tha se po përballet me tensione politike dhe ngecje në reforma, ndërsa për Kosovën, se vihet re ngecje në progres për shkak të qorrsokakit politik pas zgjedhjeve.
Për Turqinë, Kos deklaroi se ka një përkeqësim të vazhdueshëm të standardeve demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore, ndërsa për Gjeorgjinë, se po vihet re pengesë serioze demokratike. rq/
Foto: arkivi i MIA-s