Kos: Duam që BE-ja të jetë një realitet i prekshëm për qytetarët tuaj
- Eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos, nga Samiti i Planit të rritjes "Rruga jonë drejt BE-së" që mbahet në Tiranë, porositi se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, por që ende ka punë se ç'farë duhet të bëhet.
Tiranë, 21 nëntor 2025 (MIA) - Eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos, nga Samiti i Planit të rritjes "Rruga jonë drejt BE-së" që mbahet në Tiranë, porositi se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, por që ende ka punë se ç'farë duhet të bëhet.
Ajo shtoi se ambicia e Planit është që të gjitha vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor të përparojnë në mënyrë të sinkronizuar, duke shtuar se Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, se "ky është një gabim që kemi bërë në të kaluarën dhe duhet ta korrigjojmë dhe rregullojmë", duke shprehur kënaqësi "që këto takime që po zhvillojmë mbi planin e rritjes po hapin gjithnjë e më shumë dyer".
"Shtëpia juaj – Evropa ju pret, ju jeni pjesë e Evropës, ne thjesht duhet ta bëjmë këtë në një formë institucionale për t'u bërë shtete anëtare të BE-së. Ju jeni pjesë e Evropës. Sot erdhëm këtu për të vlerësuar progresin, për të parë se çfarë shkoi mirë me Planin e Rritjes, kanë kaluar dy vjet që nga fillimi i zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Është koha për të folur, kemi shumë për të festuar. Dy nga 6 vendet në rajon ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat, ndërsa dy vendet me progresin më të madh kanë arritur më shumë se 50 përqind të reformave", tha ai në samitin ku morën pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor", raportuan mediat.
Sipas saj, nga paketa prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, vetëm 400 milionë euro janë dhënë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se diskutimet e sotme duhet të përdoren për të planifikuar pjesën e dytë të zbatimit të planit të rritjes, ku, siç tha ajo, "mund të bëjmë më shumë, në cilat fusha mund t'ju mbështesim më mirë".
"Sa i përket fondeve, ne jemi ende nën 10 për qind të shumës totale, një total prej 400 milionë eurosh nga një paketë prej 6 miliardë eurosh të alokuara për rajonin, ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë. Komisioni Evropian dëshiron që plani i rritjes të jetë një sukses. Unë fola për nevojën për të integruar të gjithë fqinjët tanë në të gjitha dhe në shumë fusha të ndryshme të politikave të BE-së. Duam që BE-ja të jetë një realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë nga transferta më të ulëta nëpërmjet SEPA-s. Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së si anëtarë të barabartë", tha Kos.
Ajo tha se diskutimet e sotme duhet të shfrytëzohen për planifikimin e pjesës së dytë të zbatimit të planit për rritje, ku "mund të bëjmë më shumë, në cilat fusha mundemi më mirë t'ju mbështesim".
"Le t’i përdorim dy vitet e mbetura për ta bërë Planin e Rritjes një sukses të madh dhe për të përgatitur terrenin për anëtarësim në BE", tha Marta Kos.
Nikoqiri i Samitit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalim mes tjerash vlerësoi se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të vazhdojë së bashku përpara.
"Për dekada të tëra, ky rajon është parë si një problem që në rastin më të mirë duhej zgjidhur dhe në rastin më të keq si një luftë që duhej trajtuar", tha Rama, duke vënë në dukje se tani e shohin krejtësisht ndryshe.
Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kërkojnë shërbime, por me krenari i ofrojnë vlerat e tyre, duke vlerësuar se vendet nuk duan të presin Evropën, por ta ndërtojnë atë.
"Nëse Ballkani Perëndimor ngec, ndërsa Evropa është më e dobët, nuk ka Evropë të fuqishme pa Ballkanin Perëndimor", tha Rama. sa/
Foto: Rama në Fejsbuk, skrinshot