• четврток, 25 декември 2025

Koreja e Veriut bën thirrje për kufizim të ambicieve bërthamore të Japonisë

Koreja e Veriut bën thirrje për kufizim të ambicieve bërthamore të Japonisë

Seul, 21 dhjetor 2025 (MIA) – Koreja e Veriut bëri thirrje sot për kufizim të ambicieve bërthamore të Japonisë. Apeli, i bërë nga përfaqësuesi i Koresë së Veriut përgjegjës për politikën e jashtme, u publikua nga agjencia shtetërore e lajmeve KCTA.

Është e nevojshme që përpjekja e Japonisë për të pasur armë bërthamore të jetë plotësisht e kufizuar. Vendi po tregon "qëllim për të POSEDUAR armë bërthamore", duke deklaruar se duhet të "rishqyrtojë tre parimet jo-bërthamore", tha një zyrtar i Koresë së Veriut.

Sipas KCTA-së, Japonia filloi të bënte komente të tilla në mënyrë aktive sapo Shtetet e Bashkuara miratuan kërkesën e Koresë së Jugut për të ndërtuar një nëndetëse me energji bërthamore.

Japonia duhet të posedojë armë bërthamore, deklaroi të enjten një përfaqësues nga zyra e kryeministrit të ri Sanae Takaiçi në një bisedë joformale. Megjithatë, një ditë më vonë, qeveria japoneze riafirmoi zyrtarisht parimet disavjeçare të vendit në fushën e mospërhapjes së armëve bërthamore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан