Kongresi amerikan miratoi ndihmë vjetore prej 400 milionë dollarëve për armatosje të Ukrainës
- Kongresi amerikan dje e miratoi buxhetin për mbrojtje që përfshin edhe 400 milionë dollarë ndihmë vjetore për Ukrainën në dy vitet e ardhshme, lajmëroi DPA.
Uashington, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Kongresi amerikan dje e miratoi buxhetin për mbrojtje që përfshin edhe 400 milionë dollarë ndihmë vjetore për Ukrainën në dy vitet e ardhshme, lajmëroi DPA.
Vendimi, i miratuar edhe nga Dhoma përfaqësuese edhe nga Senati, do t'i mundësojë Pentagonit ta furnizojë Ukrainën me armë, në mënyrë që të mbrohet nga agresioni rus. Ligjdhënësit tani e presin nënshkrimin e presidentit amerikan, Donald Tramp në mënyrë që vendimi të hyjë në fuqi, transmeton agjencia gjermane.
Republikanët kanë shumicë të ngushtë në të dy dhomat. Ligji, gjithashtu, vendosë rregulla për ttrupat amerikane në Evropë, duke kërkuar që numri i prëgjithshëm, të stacionuara në mënyrë të përhershme në Komandën evropiane, të mos bie nën 76.000 më shumë se 45 ditë pa u ndjekur procedurat për njoftim në mënyrë që të arsyetohet ulja.
Vlerësimet sugjerojnë se këtë vit në Evropë ishin të stacionuar mbi 80.000 ushtarë amerikanë, ndërsa numrat ndryshojnë për shkak të rotacioneve dhe stërvitjeve, posaçërisht pasi që invazioni rus ndaj Ukrainës filloi në fillim të vitit 2022.
Tramp paraprakisht kërcënoi se do ta ulë praninë e forcave amerikane në Gjermani gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021).
Vendimet e Kongresit vijnë në kohën kur administrata ameirkane sinjalizon lëshim pe nga bashkëpunimi i ngushtë transatlantik, duke i dhënë prioritet "Amerikës në vend të parë" në Strategjinë e re të sigurisë kombëtare.
Strategjia i kritikon qasjet e kaluara për favorizim të mbrojtjes së vendeve të tjera në llogari të interesave amerikane. Megjithatë, qasja që po e ndërmerr Kongresi është mët epër në pajtim me prioritetet e kaluara të mbrojtjes, përkujton DPA. ab/
foto: МIА arkivi