• петок, 05 декември 2025

Konferencë rajonale "Prioritetet strategjike të NATO-s, BE-së dhe Evropës Juglindore në rendin ndërkombëtar multipolar"

Konferencë rajonale

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) – Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe mbështetje të fondacionit simotër nga Brukseli, Qendrën për Studime Evropiane, Uilfrid Martens, organizon konferencë rajonale me titull “Prioritetet strategjike të NATO-s, BE-së dhe Evropës Juglindore në rendin ndërkombëtar multipolar”. 

“Nisma në një vend do të mbledhë faktorë të lartë shtetërorë dhe ekspertë nga sfera e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga vendi, rajoni si dhe BE-ja, të cilët bashkërisht do të diskutojnë për sfidat aktuale të sigurisë të cilat i prekin NATO-n, Bashkimin Evropian dhe rajonin, duke i marrë parasysh sfidat e pasigurta dhe gjithnjë e më dinamike gjeopolitike”, thonë organizatorët. 

Me fjalime hyrëse në këtë temë, ngjarjen do ta hapë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s Radmilla Shekerinska (video paraqitje), ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut Angela Ageler, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler, zëvendëskryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deputeti Antonio Milloshoski, dhe deputetja në Parlamentin e Republikës së Kroacisë Zdravka Bushiq. 

Në këtë rast para publikut më të gjerë do të promovohet edhe publikimi më i ri me titull “Përgjatë ujërave multipolare: Evropa Juglindore dhe strategjia e BE-së për Kinën”. Pikat kyçe nga publikimi do t’i prezantojë një nga autoret Ana Kristinovska nga Asociacioni për zhvillim të strategjive, hulumtime, edukim dhe promovim i vlerave ndërkombëtare – ESTIMA. fc/

Foto: ilustrim

 

 

 

 

Остани поврзан