Konferencë: Promovimi i paqes dhe jodhunës si vlera themelore në sistemin edukativo-arsimor
- Nevojitet integrim më i thellë i arsimit paqeruajtës në kurrikulat mësimore përmes promovimit të paqes dhe jodhunës si vlera themelore në sistemin edukativo-arsimor, është theksuar në konferencën e katërt për edukim për paqe që dy ditë e organizon Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi".
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Nevojitet integrim më i thellë i arsimit paqeruajtës në kurrikulat mësimore përmes promovimit të paqes dhe jodhunës si vlera themelore në sistemin edukativo-arsimor, është theksuar në konferencën e katërt për edukim për paqe që dy ditë e organizon Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi".
Kryetari i saj, Dragi Zmijanac, theksoi se kjo është një ngjarje e rëndësishme për procesin edukativo-arsimor, i cili tha se "po përpiqemi të ndërtojmë kulturë të paqes dhe jodhunës nga mosha e re fëmijërore".
Theksoi se mbështetje në këtë projekt, të cilin e realizojnë nga viti 2011, kanë nga Ministria e Arsimti dhe Shkencës, me të cilën "Megjashi", tha se ka lidhur tre memorandume bashkëpunimi.

"Ata e kanë njohur rëndësinë dhe rolin e këtij programi në pjesën e përmbajtjes, ku mësuesit kanë punë të drejtpërdrejtë me fëmijët. Ne kemi mbuluar 78 shkolla dhe kemi përfshirë 300 mësues me mbi 200 trajnime dhe 8.000 nxënës. Ky është një numër vërtet unik dhe përfaqësues. Ne kemi punuar vazhdimisht në këtë program për 15 vjet me qëllim krijimin e një bekimi shoqëror, një botë më të drejtë për fëmijët në të cilën ata do të komunikojnë me njëri-tjetrin në një mënyrë të ndryshme dhe nuk do të përballen me dhunë nga bashkëmoshatarët, dhunë kibernetike dhe forma të tjera të abuzimit të fëmijëve në klasë dhe në oborrin e shkollës në baza ditore", tha Zmijanac para hapjes zyrtare të konferencës.
Theksoi se mësuesit janë shumë të rëndësishëm sepse, siç tha "përmes tyre prekim deri te nxënësit, shtëpitë, prindërit dhe deri te komuniteti më i gjerë".
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në Konferencën për edukimin për paqe në Shkup, theksoi se edukimi për paqe është i rëndësishëm sepse formon individë të arsyeshëm dhe tolerantë, të cilët dinë të respektojnë dhe të cilët konfliktet i zgjidhin me komunikim verbal, në mënyrë jo të dhunshme - dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme që shoqëria të mund të përparojë. Këtë e theksoi sot.
"Megjashi ndihmon shumë në realizimin e edukimit për paqe përmes zbatimit të programit të veçantë dhe aktiviteti jashtëshkollor, për të cilin kemi lidhur memorandum bashkëpunimi. Ndihmon me trajnime për mësimdhënësit dhe me përfshirjen e fëmijëve në kuadër të këtij programi. Sot kemi takim me një numër më të madh të mësimdhënësve dhe tema kryesore është pikërisht edukimi për paqe, prandaj përmes shkëmbimit të përvojave do të përpiqemi të dalim me ide dhe konkluzione të reja se si ta avancojmë atë në të ardhmen”, theksoi Janevska.

Ministrja potencoi se ajo do të angazhohet për të siguruar vazhdimësinë e edukimit për paqe dhe se duhet të theksohet vazhdimisht rëndësia e tij, sepse kontribuon në formimin e gjeneratave të reja me vlera të vërteta.
"Maqedonia është vend i vogël dhe ndoshta nuk mund të ndikojë në tejkalimin e konflikteve globale mes shteteve shumë më të fuqishme, por ne mund të ndikojmë në ruajtjen e paqes brenda kufijve tanë. Kjo është baza për përparim në të gjitha sferat,” shtoi ministrja.
Edukimi për paqe në Maqedoni zbatohet që nga viti 2011, si aktivitet projektues me të cilin janë përfshirë mbi 70 shkolla, dhe më shumë se 300 mësimdhënës janë trajnuar për të ligjëruar modulet mësimore që, me propozimin e Megjashit, janë miratuar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit. mb/
Foto: MIA