Koncert "Bimë pa rrënjë" nga Dina Jashari në Shkup
- Kantautorja Dina Jashari sonte në Dhomën Publike në Shkup do të mbajë një promovim koncertal të albumit "Bimë pa rrënjë".
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Kantautorja Dina Jashari sonte në Dhomën Publike në Shkup do të mbajë një promovim koncertal të albumit "Bimë pa rrënjë".
"Bimë pa rrënjë - drejtpërdrejtë, me sinqeritet dhe ngrohtësi, në qytet. Kur jashtë është ftohtë dhe errësohet herët, muzika le të na ngrohë", thotë kantautorja e re në njoftimin për koncertin, që është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Albumi "Bimë pa rrënjë" është debi-album i Dina Jasharit. Përmban nëntë këngë, të regjistruara në periudha të ndryshme në tre vitet e fundit, në kolacione të ndryshme me njerëz të ndryshëm. sa/
foto: Aleksandra Kostadinovska