• сабота, 06 декември 2025

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

Nga 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht nga gjendja momentale e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026. sa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан