• петок, 12 декември 2025

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni - Bogorodicë në mëngjes po zhvillohet pa ndalesa më të gjata

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni - Bogorodicë në mëngjes po zhvillohet pa ndalesa më të gjata

Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni në VK Evzoni (VK Bogorodicë) në mëngjes po zhvillohet normalisht. Në venbkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM-ja.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa,, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit n akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur në trafik dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për rrugët Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

Nga data 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. 

Foto: MIA

Остани поврзан