• сабота, 25 јануари 2025

Komisioni Evropian po përgatit një plan për të reduktuar burokracinë në përmasa të papara

Komisioni Evropian po përgatit një plan për të reduktuar burokracinë në përmasa të papara

Bruksel, 24 janar 2025 (MIA) - Komisioni Evropian do të rekomandojë reduktimin e burokracisë së BE-së në përmasa të papara, si një nga masat për forcimin e ekonomisë jostabile të bllokut gjatë pesë viteve të ardhshme, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Ky plan për reduktimin e burokracisë është theksuar në draftin e të ashtuquajturës Busull për konkurrueshmër që e paralajmëroi Komisioni Evropian, ndërsa në të cilin kishte qasje portali i Brukselit “Euractive”.

Siç thekson portali, plani bazohet në "mantrën e re" të KE: "Thjeshtëso dhe përshpejto" dhe synon të racionalizojë rregulloret, të shkurtojë procedurat burokratike dhe të rrisë fleksibilitetin.

"Kthimi i konkurrencës së Evropës kërkon të shkohet shumë më tej se më parë në reduktimin e burokracisë. Të gjitha institucionet evropiane, kombëtare dhe lokale duhet të bëjnë përpjekje të paprecedentë për të thjeshtuar rregullat dhe për të përshpejtuar procedurat administrative", theksohet në propozim-dokumentin.

Me planin bëhet thirrje edhe për një integrim më të fortë të tregut të vetëm evropian dhe tregut të kapitalit të BE-së dhe një "qasje të rifreskuar" ndaj politikës së konkurrencës së Unionit, me synimin për të inkurajuar kompanitë për bashkëpunim të përforcuar dhe për të nxitur investimet private.

Busulla për konkurrencë sipas paralajmërimeve duhet zyrtarisht të promovohet të mërkurën e ardhshme. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан