Komisionet rregullatore të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim
- Memorandum për bashkëpunim në fushën e energjisë, ujit dhe mbeturinave, sot në Athinë do të nënshkruajnë Komisioni Rregullator për Shërbime të Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) dhe Komisioni Rregullator i Greqisë për Energji, Ujë dhe Menaxhim me Mbeturina (RAAEI), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 11 shkurt 2025 (MIA) - Memorandum për bashkëpunim në fushën e energjisë, ujit dhe mbeturinave, sot në Athinë do të nënshkruajnë Komisioni Rregullator për Shërbime të Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) dhe Komisioni Rregullator i Greqisë për Energji, Ujë dhe Menaxhim me Mbeturina (RAAEI), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Memorandumin do ta nënshkruajnë kryetarët e dy komisioneve rregullatore, përkatësisht Marko Bislimoski nga KRRE dhe Atanasios Dagumas nga RAAEI.
Memorandumi do të jetë bazë për përparimin e funksionimit të tregjeve kombëtare dhe rajonale të energjisë, si dhe shërbimeve të menaxhimit të ujit dhe mbeturinave.
Foto: Arkivi i MIA-s