• четврток, 20 февруари 2025

Kocevski: Nëse konstatohet shkelje e rëndë disiplinore vetë do të tërhiqem, publiku do të vlerësojë nëse do të shkarkohem në mënyrë ligjore

Kocevski: Nëse konstatohet shkelje e rëndë disiplinore vetë do të tërhiqem, publiku do të vlerësojë nëse do të shkarkohem në mënyrë ligjore

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) – Prokurori publik Lupço Kocevski deklaroi se do të deklarohet për propozimin për shkarkimin e tij pasi Qeveria do ta dërgojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Lidhur me kërkesën e kryeministrit Hristian Mickoski që të largohet nga funksioni, Kocevski tha se do të përgjigjet pasi t’i shohë bazat e parapara në Ligjin e Prokurorisë Publike. Nëse konstatohet se me të vërtetë ka shkelje të rëndë disiplinore, ai tha se vetë do të tërhiqet nga funksioni. 

“Vendimin ua lë politikanëve. Unë rreptë kam punuar dhe ende do të punoj në bazë të Ligjit. Kushtet nëse janë përmbushur sipas Ligjit për PP, qëndroj në atë dhe le të më shkarkojnë, megjithatë, nëse nuk përmbushen kushtet sipas Ligjit për PP, publiku do të vlerësojë nëse shkarkohem në mënyrë ligjore ose joligjore”, deklaroi Kocevski. 

Lidhur me kërkesën e kryeministrit Mickoski që të largohet nga funksioni, Kocevski sot në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Prokurorëve Publikë tha se nuk do të komentojë vendime politike. 

“Pasi ta marr propozimin nga ana e Qeverisë, t’i shohim bazat që janë paraparë në Ligjin për Prokurori Publike, pastaj do të deklarohem lidhur me këtë. Lidhur me vendimet politike për momentin nuk do të jepja koment”, tha Kocevski. 

Kocevski mohoi konflikt të interesave lidhur me pjesëmarrjen e tij në Këshill dhe deklaroi se nuk vepron në lëndë, por kryen punë menaxheriale. 

“Në publik duhet të shihet për cilat lëndë kam vepruar jashtëligjshëm që të deklarohem. Unë nuk shkoj në gjykim, nuk vendos në lëndë, kështu që vetëm e kryej kryesisht punën menaxheriale dhe rreth disa çështjeve të caktuara të cilat janë paraparë sipas Ligjit për Prokurori Publike”, tha ai. 

Lidhur me kritikat se “ka pasur kohë të dëshmohet”, u përgjigj se Prokuroria Publike është më transparente gjatë 30 viteve të fundit, me mbi 360 kumtesa dhe qindra përgjigje të pyetjeve të gazetarëve vitin e kaluar. Ai paralajmëroi se do të vazhdojë me konferenca për lëndë me interes publik. 

Qeveria më 11 shkurt  mori vendim që të fillojë procedurë për shkarkimin e Kocevskit, ndërsa sot në mbledhje duhet të shqyrtohet mendimi i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, pas çka sipas detyrimeve ligjore, kjo do të dorëzohet në Këshillin e Prokurorëve Publikë. 

Ministria e Drejtësisë, duke vepruar sipas konkluzionit të mbledhjes së 50-të të Qeverisë së RMV-së të mbajtur më 11 shkurt të këtij viti mori aktivitete dhe përgatiti mendim për propozim shkarkimin e prokurorit shtetëror publik.

“Gjatë periudhës së kaluar ishim dëshmitarë të një varg skandalesh, funksionalitet të dëmtuar të Prokurorisë Publike, marrëdhënie të dëmtuara ndërnjerëzore, veprime të jashtëligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarësinë në shkeljen e funksioneve të prokurorëve në Prokurorinë e Lartë Publike”, ishte bërë e ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Prokurori shtetëror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në lëndë në të cilat sipas dispozitave ligjore ekzistonin rrethana të cilat shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e tyre, si dhe konfliktit të interesave, ndërsa për të cilat rrethana ai duhej të dijë dhe duhej të përjashtohej. 

Kocevski në Kuvend ishte zgjedhur prokuror i ri shtetëror publik në shkurt të vitit 2024. Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан