Vendimet për kufizim të marzheve dhe ngrirje të çmimeve të publikuara në "Gazetën zyrtare"
- Vendimet e Qeverisë për kufizim të marzhës bruto të fitimit dhe për ngrirje të disa çmimeve të produkteve ushqimore janë publikuar në "Gazetë zyrtare" me çka prej nesër pritet lirimi i mbi 1000 produkteve.

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Vendimet e Qeverisë për kufizim të marzhës bruto të fitimit dhe për ngrirje të disa çmimeve të produkteve ushqimore janë publikuar në "Gazetë zyrtare" me çka prej nesër pritet lirimi i mbi 1000 produkteve.
Vendimet u sollën në mbledhje të Qeverisë të amrtën, ndërkaq do të zgjasin deri më 30 prill. Janë prëfshirë produkte nga 102 grupe. Tregtarët janë të detyruar të kenë së paku 70 për qind të këtyre produkteve në raftet e tyre.
"Pritjet tona janë se me këto dy vendime çmimet e produkteve themelore ushqimore të cilat janë përmbajtur në vendim do të ulen mesatarisht për rreth 10 për qind, përveç tetë produkteve themelore ushqimore - qumështi, buka, mielli tip 400 dhe 500, vezët, vaji ushqimor, jogurti dhe kosi për të cilat pritet të mbeten në nivelin e njejtë, përkatësosht të mos rriten apo të ketë ulje minimale", tha zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski në konferencën prë shtyp të martën.
Në pajtim me vendimin qeveritar për kufizim të bruto marzhës së fitimit, në pesë për qind është kufizuar marzha tek qumështi, buka, mielli i tipit 400 dhe 500, vezët, vaji ushqimor, jogurti dhe kosi, në 10 për qind tek mishi dhe përpunimet e mishit, sheqeri, prodhimet e qumështit, margarina, gjalpi, perimet dhe frutat e konservuara, pasuli, orizi dhe brumërat dhe në 15 për qind tek mjetet për higjienë, frutat dhe perimet e freskëta, detergjentet, ushqimi për foshnja, pelenat, sapuni, letra e toaletit dhe të ngjashme.
Me vendimin për konstatim të çmimeve më të larta të tetë grupeve të produkteve themelore ushqimore, ndërkaq, si çmim më i alrtë duhet të merret çmimi prej 1 shkurtit të këtij viti.
Ndaj vendimeve të Qeverisë, sot reaguan nga Oda e sapoformuar e tregtarëve të shitjes me shumicë dhe pakicë prej ku sërish kërkuan takim me kryeminsitrin dhe me ministrin e Ekonomisë. ab/
Foto: МIА arkivi