• петок, 21 февруари 2025

Takim pune në Qeveri lidhur me sjelljen e pandërgjegjshme ndaj të mirave publike

Takim pune në Qeveri lidhur me sjelljen e pandërgjegjshme ndaj të mirave publike

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Me rastin e problemit gjithnjë e më akut me trajtimin dhe sjelljen e pandërgjegjshme ndaj të mirave publike, para së gjithash për shkak të vandalizmit ndaj pajisjes urbane, këndeve të lojërave dhe sipërfaqeve publike, sot në hapësirat e Qeverisë me nismë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale u mbajt takim pune mes përfaqësuesve të disa ministrive dhe Këshillit drejtues të BNJVL-së ku u diskutua për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

"Synimi i Ministrisë së Vetëqeeverisjes Lokale është të arrihet zgjidhje e përhershme sistematike me të cilën do të sanksionohet sjellja e tillë, por edhe të theksohet nevoja për krijim të një sistemi për trajtim dhe parandalim të drejtë nga rastet e këtilla të cilët janë paraqitje e shpeshtë", kumtuan nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Për atë qëllim, siç ceket në kumtesë, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka formuar grup pune në të cilin bëjnë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Transportit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, si dhe përfaqësues nga Drejtoria për ekzekutim të sanksioneve - Sektori për probacion dhe nga organizata joqeveritare, por edhe përfaqësues të BNJVL-së.

Në takim u konstatua se nevojitet zgjidhje e përhershme dhe qasje e hapur e të gjithë faktorëve drejt problemit me vandalizmin, si dhe nevoja për miratim të mekanizmave efektivë për përballjem me këtë dukuri.

Nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale theksojnë se në suaza të procesit aktual për ndryshim të Ligjit për vetëqeverisje lokale, këtë problematikë po e shqyrtojnë si një prej temave kyçe dhe ajo është në fokus që nga fillimi i procesit, ndërkaq është edhe një prej katër themeleve kryesore në të cilat bazohen ndryshimet ligjore të cilat po përgatiten.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski u falënderua për interesimin e shfaqur të të gjithë faktorëve dhe potencoi se suksesi është i mundur vetëm nëse të gjithë faktorët prëgjegjës qëndrojnë prapa zgjidhjeve që propozohen.

Në tkaim u cek se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale edhe më tej është e hapur për të gjitha nismat, idetë, propozimet dhe sugjerimet të cilat do të ishin në interes të menagjimit më efikas lokal, nga i cili dobi do të kenë të gjithë, jo vetlm komunat, por edhe qytetarët. ab/

Foto: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

Тагови

Остани поврзан