Kocevski: Janë arrestuar rreth dhjetë të punësuar në DAP në Shtip, në rrjedhë janë bisedat parahetimore
- Kryeprokurori publik, Ljupço Kocevski, sot kumtoi se gjatë ditës së djeshme dhe sot po zhvillohet procedurë parahetimore kundër personave të punësuar në DAP, ndërsa në njëfarë mënyre janë të lidhura me lëndën rreth rastit me zjarrin në diskotekën në Koçan.
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Kryeprokurori publik, Ljupço Kocevski, sot kumtoi se gjatë ditës së djeshme dhe sot po zhvillohet procedurë parahetimore kundër personave të punësuar në DAP, ndërsa në njëfarë mënyre janë të lidhura me lëndën rreth rastit me zjarrin në diskotekën në Koçan.
"Opinioni u njoftua se po zhvillohej procedurë parahetimore për persona të pujnësuar në Drejtorinë për të ardhura publike. Sot janë arestuar rreth dhjetë persona dhe për momentin por zhvillohen bastisje të personave të përfshirë me paraqitjet penale. Në këë moment vetëm mund të them se bëhet fjalë për të punësuar në DAP, ndërsa për vepra penale fillimisht do të shohim. Njohuritë e para janë se bëhet fjalë për veprat penale - keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit, si dhe marrje dhe dhënie të ryshfetit", tha Kocevski.
Ai theksoi se bëhet fjalë për procedurë të lidhur me lëndën në Koçan, si dhe se për disa nga të arestuarit janë parashtruar edhe komunikime dhe porosi adekuate elektronike.
"Disa nga ato komunikime që u prezantuan në opinion, disa janë përfshirë. Megjithatë është dhënë deklaratë në prokurori se një pjesë e atyre porosive elektronike janë dhënë në Gjykatë. Megjithatë, ajo ishte vetëm një pjesë për atë lëndë, ndërkaq janë të lidhura edhe me këta persona. Kjo është procedurë lidhur me lëndën për Koçanin", tha Kocevski.
Kryeprokurori publik më tej theksoi se për momentin nuk mund të kumtojë se për cilët persona bëhet fjalë, se opinioni do të njoftohet pasi që të merren të dhënat e përgjithshme, ndërsa për masat që do të propozohen kundër të arrestuarve do të sillet vendimi pasi që të merren deklaratat e të arrestuarve.
Për lëndën tha se do të zhvillohet në Prokurorinë në Koçan, duke pasur parasysh atë se ai është rajini i kryerjes së veprës së mundshme penale.
"nëse del diçka e re, ndoshta ajo do të merret nga Prokuroria për krim të organizuar. Tani për tani është kompetencë e Prokurorisë në Koçan", tha Kocevski.
Për lëndën përkatëse ai theksoi se është regjistruar në Koçan, e njejta mund t'i bashkohet lëndës për zjarrin në diskotekë sepse, siç theksoi, bëhet fjalë për vepra penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe marrjes dhe dhënies së rryshfetit, përkatësisht që nuk ka lidhje me pasojat dëmtuese, bëhet fjalë për vepra penale që nuk kanë lidhje me lëndën që është në rrjedhë për ngjarjen penale në diskotekën në Koçan. ab/
foto/МIА