KMK shqiptoi sanksione kundërvajtëse për katër shoqata tregtare dhe LOEM
- – Komisioni për vendosje për kundërvajtje në kuadër të Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca (KMK) mori vendim me të cilin konfirmoi se katër shoqata tregtare të cilat operojnë në tregun e tregtisë me pakicë me produkte ushqimore, si dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) si koordinator, morën pjesë në një marrëveshje të ndaluar dhe/ose sjellje të harmonizuar në kuptim të nenit 59 të Ligjit për Mbrojtjes nga Konkurrenca.
Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) – Komisioni për vendosje për kundërvajtje në kuadër të Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca (KMK) mori vendim me të cilin konfirmoi se katër shoqata tregtare të cilat operojnë në tregun e tregtisë me pakicë me produkte ushqimore, si dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) si koordinator, morën pjesë në një marrëveshje të ndaluar dhe/ose sjellje të harmonizuar në kuptim të nenit 59 të Ligjit për Mbrojtjes nga Konkurrenca.
Në procedurë përcaktohet se në një takim të mbajtur më 5 shkurt 2025, pjesëmarrësit arritën qëndrim të koordinuar mbi mospranimin e listave të reja ose të rritura të çmimeve nga furnizuesit, duke zëvendësuar kështu gjendjen e sjelljes së pavarur të tregut me gjendje koordinimi praktik. Ky lloj sjelljeje për nga natyra e tij përbën një të ashtuquajtur kufizim “by object“ të konkurrencës, i cili është i ndaluar pa pasur nevojë për prova shtesë të efekteve në treg”, njoftoi KMK.
Me vendimin, thuhet në kumtesë, shqiptohen sanksione kundërvajtëse - gjoba në vlerë prej 3.075.000 denarësh për secilën nga kompanitë që operojnë në tregun ushqimor me pakicë, ndërsa Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë i është shqiptuar një sanksion kundërvajtës - gjobë në vlerë prej 1.143.000 denarësh, me qëllim parandalimin e shkeljeve në të ardhmen dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës në treg. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s