• петок, 05 декември 2025

Klop do të jetë komentator televiziv në KB 2026

Klop do të jetë komentator televiziv në KB 2026

Berlin, 14 nëntor 2025 (MIA) - Ish trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop do të jetë komentator televiziv për MagentaTV gjatë Kampionatit Botëror në futboll, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, njoftoi kanali televiziv.

"Dua me të vërtet ta përjetoj këtë Kampionat Botëror nga një perspektivë eksperti. Në të njëjtën kohë, e di që ky turne maratonik do të sjellë sfida të veta unike", tha Klop.

Trajneri gjerman tashmë ka përvojë televizive, pasi ka punuar me televizionin gjerman ZDF në Kampionatin Botëror 2006 dhe Euro 2008.

MagentaTV më herët njoftoi se ish-lojtari i kombëtares gjermane Tomas Miler, i cili fitoi Botërorin me Gjermaninë në vitin 2014, do të jetë gjithashtu komentator për Botërorin 2026.

Kanali do të transmetojë të gjitha 104 ndeshjet nga Botërori vitin e ardhshëm, ndërsa shërbimi për transmetim me pagesë ka të drejta ekskluzive për 44 ndeshje.

Klop u largua nga Liverpuli vitin e kaluar dhe nga vitit 2025 është udhëheqës global i sektorit për futboll të Red Bull-it. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан