Kievi dhe Bukureshti hodhën poshtë pretendimet ruse për tentativë vjedhjeje të MiG-31
- Kievi dhe Bukureshti sot i hodhën poshtë akuzat e Moskës se Ukraina dhe Britania e Madhe dyshohet se kanë tentuar ta ridrejtojnë një avion gjuetar rus MiG-31 me raketë hipersonike "Kinzhal" drejt Rumanisë, me qëllim provokimin kundër bazës së NATO-s në Konstanca.
Kiev, 11 nëntor 2025 (MIA) - Kievi dhe Bukureshti sot i hodhën poshtë akuzat e Moskës se Ukraina dhe Britania e Madhe dyshohet se kanë tentuar ta ridrejtojnë një avion gjuetar rus MiG-31 me raketë hipersonike "Kinzhal" drejt Rumanisë, me qëllim provokimin kundër bazës së NATO-s në Konstanca.
Shërbimi Federal Rus për Siguri (SHRS) njoftoi se e ka parandaluar "operacionin e inteligjencës ukrainase dhe mbështetësve të tij britanik", por nuk dha dëshmi.
Qendra ukraianse për luftë kundër dezinformatave, organ i Këshillit për siguri kombëtare dhe mbrojtje të Ukrainës, këto akuza i quajti "propagandë".
"përhapja e akuzave të tilla të rreme është një taktikë tipike e shërbimeve të inteligjencës ruse", theksoi Qendra në një postim në rrjetet sociale.
Zëdhënësi i Ministrisë rumune të punëve të jashtme, Andrej Çernea, akuzat i ka përshkruar si "fiktive" dhe i krahasoi me "një roman spiunazhi sovjetik" në kumtesën e publikuar në "Iks". Megjithatë, agresionet ruse dhe provokimet janë reale, të cilat këto histori për avionë dhe spiunë tentojnë t'i mbulojnë", theksoi zëdhënësi.
Në një video të publikuar nga SHRS, një njeri me fytyrë të mbuluar, i prezantuar si pilot, pohoi se i janë ofruar tre milionë dollarë dhe shtetësi perëndimore nëse e vret komandantin dhe e dërgon aeroplanin në Rumani.
SHRS citoi se, si përgjigje, forcat ruse kanë kryer goditje me raketa "Kinzhal" ndaj qendrës për zbulim elektronik në Brovari, në periferinë e Kievit, dhe ndaj bazës së aviacionit Starokostjantinov në rajonin Hmelniçka. sa/
foto: Uikipedia/ilustrim